Breshka nën lëvozhgë hutoi getopardët, ikën të frikësuar pa ditur çfarë po ndodhë (Video)

E publikuar: 08/12/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këlyshët e getopardit mbetën të hutuar nga një breshkë nën lëvozhgë, andaj ikën të frikësuar kur e panë për herë të parë.

Për Skyler dhe Zahra që jetojnë në një rezervat të Afrikës së Jugut, zvarraniku iu duk si krijesë misterioze dhe vetëm guxuan ta nuhasnin, transmeton Telegrafi.

“Getopardët janë shumë të turpshëm dhe vështirë shoqërohen me speciet tjera, teksa takimi me breshkën ishte krejtësisht i panjohur”, ka thënë mirëmbajtësi i rezervatit.

Mësohet se këto kafshë i shmangen rrezikut dhe nuk përleshen, madje ikin prej luanëve dhe hienave. /Telegrafi/