Breshka këmbëngulëse të hajë luleshtrydhen, më të madhe se trupi saj (Video)

E publikuar: 16/10/2017 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kirby është breshka e vogël nga Rusia, që ka bërë famë në internet teksa përpiqet të hajë një luleshtrydhe më të madhe se trupi saj.

“Breshkave nuk bën t’ju jepen fryte, sepse zorrët e tyre nuk e përballojnë sheqerin. Por, i ndihmova ta kafshonte disa here”, është përshkruar rasti, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, breshkat ruse që nuk rriten më shumë se 20 centimetra, janë të njohura në tërë botën dhe mbahen zakonisht brenda shtëpive.

Po që se gjithçka shkon si duhet, ato mund të jetojnë deri në 40 vjet. /Telegrafi/