Brenda zhveshtores së Përfaqësueses – festa e merituar e një triumfi madhështor

E publikuar: 21/11/2018 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit dhe ky sukses s’ka mundur të kalojë pa një festë të madhe.

Janë vet lojtarët ata që janë më meritorët për suksesin historik të Kosovës në futboll.

Përfaqësuesja ka arritur të sigurojë kështu një gjysmëfinale ndaj Maqedonisë që mund të jetë kruciale për kualifikim në Euro 2020.

Dhe festën për fitoren dhe vendin e parë në grup të Ligës D lojtarët e bënë së pari me tifozët në stadium, e më pas në zhveshtore.

(Foto: Instagram)

Lot, buzëqeshje, pije e gëzim karakterizoi festën e madhe të djemve të përfaqësueses.

Ata e merituan këtë festë, dhe do të kenë edhe shumë festa tjera përpara sepse ky ekip nuk ka të ndalur, ky është vetëm fillimi i sukseseve të mëdha.

Vlen të përmendet se në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, Kosova ka shënuar nëntë gola dhe nuk e ka pranuar asnjë, një statistike mbresëlënëse për skuadrën tonë. /Telegrafi/