Brenda Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (VIDEO)

E publikuar: 01/03/2017 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e tyre në punë zakonisht fillon me paradë të udhëhequr nga rreshteri i tyre.

E, pas paradës mbahet mbledhja me eprorët, për të cilët edhe caktohen detyrat për ushtrime.

Pasi edhe mbledhja përfundon, policët vazhdojnë me ushtrimet e tyre fizike.

Ndërsa disa prej tyre bëjnë ushtrime, të tjerë bëjnë vrapim në poligon, e pastaj vazhdojnë me ushtrimet e kalimit të pengesave.

Por, Njësia Speciale Operative e Kosovës, nuk është se çdo mëngjes të punës e fillon në orën 08:00 dhe e vazhdon me mbledhje, e aktivitete të zakonshme.

Përderisa punën e saj e mbështet në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, identifikimin  dhe arrestimin e të dyshuarve, e para së gjithash parandalimin e krimit, shpesh u ndodh që në orët e hershme të mëngjesit t’i kryejnë aksionet me hyrje taktike.

E kjo është vetëm një ndër llojet e aksioneve të Njësive Speciale, që ata i kryejnë çdo ditë.

Ndodh t’i kemi parë shpesh kështu. Zhvillimet e viteve të fundit në vend, protestat e shumta, e gjithë turmat e njerëzve.

Kjo për fat të mirë nuk është prapë një protestë. Është përgatitje e zakonshme e pjesëtarëve të njësisë speciale operative për kontrollimin e turmave.

Për të arritur nivelin e duhur për të qenë pjesë e këtyre operacioneve policore, sigurisht duhet trajnuar shumë.

Një ndër trajnimet që ata duhet përfunduar, që të jenë operatorë të ri të NJSOS-së, është edhe trajnimi dy javor për armë të gjata  AK 47.

Pjesëtarët e kësaj njësie të cilët kanë përfunduar këtë trajnim dy javor, thuajse çdo ditë bëjnë gjuajtje taktike në poligon. Ata organizojnë forma të ndryshme të aksioneve kështu duke qenë çdo here të gatshëm për çdo lloj ndërhyrje.

Këto janë aktivitete të cilat Njësia Speciale Operative i kryen në një ditë të zakonshme.

Kjo njësi është formuar në vitin 2005, dhe vazhdon të jetë shumë e suksesshme. /Tribuna/