Brenda një dite në Kosovë 36 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku

E publikuar: 17/06/2020 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, janë shkaktuar 36 aksidente në trafik.

Prej tyre 16 ishin me të lënduar, kurse 20 të tjerë me dëme materiale.

Kurse gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 142 tiketa trafiku.

Kujtojmë se numri i shpërndarjes së tiketave të trafikut është rritur dukshëm pas heqjes së masave të izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19./infosot/