Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

E publikuar: 07/07/2019 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 20 mars të këtij viti, Lidhja Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme.

Por, ani pse kanë kaluar më shumë se dy muaj ky proces nuk është përmbyllur.

Madje, në disa raste pati në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së, pati edhe dhunë fizike.

Por, duket se brenda muajit korrik ky proces do të marr fund.

Gjatë këtij muaji sic merr vesh T7, Lidhja Demokratike e Kosovës të përfundoj zgjedhjet edhe në komunat ku dolën probleme të mëdha, e më pas do të mbaj Kuvendin e Përgjithshëm.

Për këtë gjë duket se janë pajtuar edhe krerët e LDK-së.

Ndërkohë, se procesi zgjedhor do të përfundoj në korrik e thotë edhe Haki Rugova, që është nënkryetar i LDK-së.

“Disa kanë prit që ky proces të vonohet edhe më shumë por këto do të përfundojnë në korrik gjithsesi ndërsa për datën e kuvendit nuk kemi vendos ende”.

Se zgjedhjet në këtë parti do të përfundojnë brenda këtij muaji e thotë edhe Agim Veliu, që llogaritet si një nga njerëzit më me ndikim në LDK.

ADVERTISING

inRead invented by Teads

Veliu, që sëf undmi u rizgjodh kryetar i degës së Podujevës, ka thënë se nuk ka më arsye për tu shtyrë më gjatë procesi zgjedhor.

“Jemi kah fundi i zgjedhjeve dhe orientimisht mund t’i përfundojmë zgjedhjet këtë muaj. S’ka asnjë arsye të shtyhen zgjedhjet në parti”

Por, këta zyrtar të lartë të Partisë më të madhe opozitare, nuk e dinë se kur mund të ngrehet ndonjë mocion për rrëzimin e qeverisë.

Pavarësisht kësaj Haki Rugova, dëshiron shumë që kjo të ndodhë në shtator.

“ Nuk e di kush ka thënë unë nuk e di kur mbahet kuvendi I LDK-së dhe nuk e di që rrëzohet qeveria në Shtator, mirëpo kam dëshirë që të dyja me ndodhë, kam dëshirë që kuvendi i LDK-së me ndodhë në fund të korrikut dhe qeveria më u rrëzu në shtator”

Ndërkohë, burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se Isa Mustafa para disa ditësh kishte mbledhur në Parti tre vendimmarrësit tjerë të LDK-së: Lutfi Hazirin, Haki Rugovën dhe Agim Veliun. E në këtë takim duket se shefi aktual i kësaj partie është pajtuar me tre vartësit e tij që zgjedhjet t’i përfundojnë gjatë këtij muaji.