Brenda javës pritet emërimi i ministrit dhe zëvendësministrit të Integrimeve Evropiane

E publikuar: 31/10/2016 07:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni qeverisës në vend të riformatimit të thellë që e kishte premtuar kryeministri Isa Mustafa do të vazhdojë vetëm me arnime në kabinet.

Sipas burimeve të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës, gjatë javës pritet të emërohet ministri dhe zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet thonë se shefi i PDK-së, Kadri Veseli, ende nuk ka vendosur se kush do jetë në krye të kësaj ministrie, por kandidatët që përmenden janë Blerta Deliu-Kodra dhe Justina Pula.

Po ashtu, opsion për të marrë drejtimin e Ministrisë së Integrimeve është edhe Hajredin Kuçi.