Brenda jahtit privat më të madh në botë, që kushton 643 milionë dollarë (Foto)

E publikuar: 28/06/2018 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jahti i kategorisë A i dizajnuar nga Philippe Starck, konsiderohet të jetë më e madhja në botë në kategorinë e saj dhe është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Ajo është parë këto ditë duke lundruar afër gjirit Calvi në Corsica, duke i bërë të gjithë që ishin afër saj ta kthejnë kokën për ta shikuar, transmeton Telegrafi.

Ajo është tri herë me lartë e lartë se kulla Elizabeth në Londër, dhe lëviz falë motorik hibrid dhe mund të akomodoj deri në 20 mysafirë dhe 54 anëtarë të ekuipazhit.

Ajo është e gjatë mbi 140 metra dhe brenda saj nuk mungon pothuajse asgjë – nga pista e helikopterit e deri të dhoma vëzhguese nënujore.

Shpejtësia maksimale e saj është 40 kilometra në orë dhe kushton hiq më pak se 643 milionë dollarë. /Telegrafi/