Brenda ishullit më të mbipopulluar në botë: Është i madh sa dy fusha futbolli, por është shtëpia e 1.200 banorëve (Foto)

E publikuar: 07/02/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ishull i vogël i Karaibeve me madhësi të dy fushave të futbollit, sipas gjitha gjasave është një nga pjesët me të mbipopulluara në botë.

Santa Cruz del Islote është shtëpia e 1.200 banorëve, ku 18 familje jetojnë në 97 shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ky ishull i Colombias ka shkollë, restorant që gjithashtu kryen edhe funksionin e portit detar, ndërsa shumica e banorëve udhëtojnë me anije në ishuj tjerë për të punuar.

Fotogaleria e publikuar më poshtë tregon jetën që zhvillohet brenda këtij ishulli të mbipopulluar.

Ishulli është i pajisur me panele solare me qëllim që të mos varen nga vendet tjera që të kenë energji elektrike. Mbi 65 për qind e Santa Cruz del Islote, përbëhet nga të rinjtë.

Fëmijët që jetojnë në ishullin e vogël kënaqen duke u larë në det dhe vazhdimisht organizojnë gara në not.

Dhe derisa është një vend i varfër, banorët ballafaqohen me një problem tjetër, atë të ujit të pijshëm dhe sasisë së madhe të mbeturinave. /Telegrafi/