Brenda hoteleve ku gjithçka është e ndërtuar nga akulli (Foto)

E publikuar: 25/10/2018 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Malet janë vendet e preferuara për shumëkënd gjatë dimrit, e në veçanti për ata që dëshirojnë të shijojnë në maksimum peizazhet e krijuara nga sipërfaqja e mbuluar me borë.

Por, nëse jeni lodhur nga pushimet tradicionale, atë herë më poshtë ju listojmë hotelet e akullta brenda të cilëve gjithçka është e ndërtuar nga akulli, duke filluar nga shtretërit, dollapët e madje edhe gotat me të cilat pini verë, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre gjenden në vendet nordike dhe janë atraksion për mijëra turistë nga e mbarë bota, të cilët me padurim presin që të shijojnë një natë brenda dhomave të akullta.

IceHotel, Suedi

Gjenden në fshatin Jukkasjarvi në Suedi, kurse dhomat e akullta janë bërë nga artistë të ndryshëm, dhe secila ka dizajnin unik. Çmimi për një natë qëndrimi në këtë hotel kushton 147 funte.

Igulu Dorf Gstaad, Zvicër

I ndërtuar në alpet zvicerane ky hotel është i përkryer për çiftet, që pas një viti të lodhshëm të çlodhen me peizazhet që ofrojnë dhomat e plotë dritare. Çmimi për një natë kushton 152 funte.

Hotel de Glace, Kanada

Duket si një hotel i përrallave që është ndërtuar në periferi te qytetit Quebec, dhe i tëri është nga bora dhe akulli dhe mund të akomodojë deri në 44 mysafirë. Çmimi për një natë kushton 397 funte.

Iglu Dorg Engelberg, Zvicër

Përveç qëndrimit në hotel, menaxhmenti ofron edhe ekskursione të ndryshme nga ecja nëpër borë, e deri të vozitja me vetura të dedikuara për terrene malore. Çmimi për një natë në këtë hotel kushton 166 funte.

Hotel Niilanpaa, Finlandë

I ndërtuar në zemër të Lapland, ky hotel konsiderohet si atraksion turistik dhe mysafirët kanë rastin të qëndrojnë në dhomat që janë të ndërtuara vetëm nga akulli. Ajo çfarë e bën më të veçantë është çmimi i volitshëm për një natë – vetëm 69 funte.

Hotel Lac Salin Spa & Mountain Resort, Itali

Në alpet italiane në Livigno gjendet hoteli luksoz që u jep mysafirëve batanije me ngrohje, që mund t’i bartin me vete derisa shëtisin me teleferik për të shijuar peizazhet. Çmimi në këtë hotel për një natë kushton 230 funte.

Sorrisniva Igloo Hotel, Norvegji

Nëse keni menduar gjatë dimrit, atëherë pa dyshim ky hotel është vendi ideal për ta realizuar ëndrrën e kamotshme. Çmimi për një natë në të kushton 395 funte.

Lapland Snow Village, Finlandë

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i dërgojnë fëmijët në ndonjë vend malor me plotë borë për festat e fundvitit, atëherë Lapland konsiderohet si vendi i përkryer për të kaluar një fundjavë me më të dashurit tuaj. Çmimi për një natë kushton 232 funte.

Snowhotel Kirkenes, Norvegji

Ushqimi i freskët dhe i nxehtë, janë pikërisht ato që i bëjnë mysafirët të mos e kenë ftohtë deri qëndrojnë në hotelin Kirkenes në Norvegji. Çmimi për një natë është 521 funte.

Iglu Dorf Zermatt, Zvicër

I ndërtuar për të akomoduar 32 mysafirë për një natë, Iglu Dorf Zermatt është një hotel luksoz brenda të cilit nuk mungon asgjë. Çmimi për një natë shkon deri në 53 funte. /Telegrafi/