Brenda festës së ditëlindjes të vajzës së Nora Istrefit

E publikuar: 15/05/2018 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Renee e vogël sot mbushi 3 vjet.

Prindërit e saj janë kujdesur që ditëlindjen e së bijës ta bëjnë sa më përrallore duke organizuar një festë të mrekullueshme në qendrën e fëmijëve “Jetë o Jetë”, në Marigona Residence. Ky është viti i dytë me rradhë që Renee feston ditëlindjen në “Jetë o Jetë”, ku stafi i qendrës përkujdeset që organizimi të shkojë në mënyrë perfekte.

E dekoruar nga “Grand Dekor -i”, dhe e përcjellur me një torte të bukur nga “Pasticceria Lucia”, çifti i njohur kishin menduar çdo detaj.