Brenda eko-resortit më luksoz në Filipine, i cili do të ndërtohet nga materialet e ricikluara (Foto)

E publikuar: 19/09/2017 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dizajnuar nga kompania Vincent Callebaut Architectures, eko-resorti Nautilus do të ndërtohet qind për qind nga materialet e ricikluara nga Filipinet.

Hotelet dhe apartamentet do të akomodojnë deri në 500 mysafirë, kurse resorti spiral Fibonacci do t’i lë të gjithë gojëhapur për shkak të dizajnit unik, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, brenda këtij resorti do të përdoret energjia e ripërtërirë, me qëllim që të mos ketë ndikim negativ në natyrë dhe peizazhet e mrekullueshme.

Vizitorët do të kenë rastin të takohen me shkencëtarë, inxhinierë dhe ekolog, për të mësuar më shumë për ambientin. /Telegrafi/