Brenda dy dite, futbolldashësit shqiptarë kanë mundësinë të shikojnë nga afër yjet Kane-Mbappe me shokë

E publikuar: 03/12/2018 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë ndjekës të mëdhenj të futbollit, por Kosova për dallim nga Shqipëria nuk është vizituar nga ndonjë skuadër apo përfaqësuese e madhe botërore.

Por, tani kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020 i kanë dhënë mundësi shqiptarëve të Ballkanit të shikojnë nga afër yjet më të mëdha të futbollit.

Kosova është pjesë e Grupit A së bashku me Anglinë, kurse Shqipëria me Francën në Grupin H.

Pjesë e këtyre dy përfaqësuesve janë dy nga sulmuesit më në formë të momentit, Harry Kane te anglezët, kurse Kylian Mbappe te francezët.

Mundësia e parë për tifozët shqiptarë të shikojnë nga afër është Përfaqësuesen e Anglisë, pjesë e së cilës janë si Kane, Marcus Rashford, Raheem Sterling, Dele Alli, John Stones e shumë të tjerë.

Kosova ndeshjen e fundit grupore do ta luajë në stadiumin ‘”Fadil Vokrri” në Prishtinë më 17 nëntor 2019.

Pas një diele të bukur me ‘Dardanët’, tifozët mund të bëjnë pak pushim, të mbledhin energjitë dhe të fillojnë përgatitjet për nisjen drejt Shqipërisë.

Të martën me 19 nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Francës, e cila fal yjeve si Mbappe, Raphael Varane, N’Golo Kane, Antoine Griezmann e Ousmane Dembele arriti të bëhet kampione botërore në ”Rusia 2018”.

Kualifikimet e Kampionatit Evropian do na dhurojnë dy ditë me plotë emocione, me këtë rast ne shpresojmë në suksese të mundshme. Ashtu edhe siç tha kapiteni Samir Ujkani, “Ëndrra e çdo tifozi është të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë në Evropian”. /Telegrafi/