Brenda bunkerit bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, i cili edhe pas 27 viteve mospunë është në gjendje të mirë (Foto/Video)

E publikuar: 28/03/2018 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video interesante shfaq bunkerin bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, i cili që kur është mbyllur është në gjendje të rregullt sikur të ishte hapur sot.

Shtabi i përgjithshëm i vendosur brenda këtij bunkeri në Dundee, ishte në gjendje të mbaj gjallë afro 100 pjesëtarë të (ROC) për më shumë se një muaj, në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore nga Bashkimi Sovjetik, transmeton Telegrafi.

Bunkerë të tillë nëntokësor ishin të destinuar të mbledhin të dhëna nga stacione tjera më të vogla në gjithë Skocinë. I ndërtuar në një thellësi prej 9 metrave, ky bunker ishte braktisur në vitin 1991 kur edhe u shpërbë Bashkimi Sovjetik.

Por, tani një grup vullnetarësh janë duke punuar në pastrimin e tij. Brenda këtij bunkeri ka pajisje të ndryshme ushtarake që detektojnë shpërthimet bërthamore. /Telegrafi/