Brenda bazës kineze që simulon ambientin e planetit Mars (Video)

E publikuar: 16/10/2018 05:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gansu të Kinës, është hapur baza e 50 milionë eurove, që simulon ambientin në të cilin qëndrojnë astronautët në planetin Mars.

Baza e parë e këtij lloji, që ndodhet në shkretëtirën Gobi, tregon përafërsisht kushtet e qëndrimit në Planetin e Kuq dhe mundësitë e eksplorimit të tij, ndërsa është bërë që të rrisë turizmin në atë zonë, transmeton Telegrafi.

Themeluesit e projektit pretendojnë se kjo do të aspirojë gjenerata të reja astronautësh, që kërkojnë të bëjnë studime më të thella në hapësirë.

Ndërtimi është bërë në një zonë periferike, 25 kilometra prej një qendre urbane, pasi që dheu është shumë i kuq, që të ngjajë me ambientin ku do duhet të ishte.

Brenda objektit janë nëntë hapësira të ndryshme, përfshirë edhe dhomën pa ajër, si dhe pjesët tjera që ngjajnë me kontrollueset e fluturakes.

Sipas krijuesve, kjo është edhe një formë simuluese, që tregon se si do të mund të mbijetohej, po që se dikush ndodhet në këto situata. /Telegrafi/