Braziliani bëhet sensacion në internet me videon e tij (Video)

E publikuar: 22/11/2018 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografët profesionistë vazhdimisht potencojnë se mjafton momenti dhe këndi i duhur që të realizohet një foto e bukur artistike, që madje ka fuqinë të krijoj iluzion optik.

Këtë e ka arritur edhe një burrë në Brazil i cili po qëndronte pas timonit të autobusit që ishte në “lëvizje”, dhe mundohej të bënte tërë kohën “selfie”, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihni shoferin që shpesh i heq sytë nga rruga dhe mundohet të bëjë selfie, duke harruar që mund ta pësojë.

Mirëpo ky burrë nga Rio de Janeiro i Brazilit, kishte menduar një ide fantastike që të mashtrojë të gjithë ata që e shikuan këtë video.

Ai në fakt ishte ulur në një autobus i cili po transportohej me një kamion gjigant, dhe që në shikim të parë dukej sikur ai po voziste. /Telegrafi/