Brazili e turpëron Perunë dhe e fiton grupin në Kupën e Amerikës

E publikuar: 22/06/2019 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brazili u kualifikua nga faza e grupeve të Kupës së Amerikës si fitues i Grupit A, pasi e turpëroi Perunë me rezultat 5:0 në ndeshjen e fundit të kësaj faze.

Kombëtares së Brazilit i duhej fitorja në ndeshjen kundër Perusë për ta zënë vendin e parë në Grupin A – ku garuan edhe Venezuela, Peru dhe Bolivia – dhe djemtë e Tites e bënë pikërisht këtë gjë.

Golat për Brazilin i shënuan Casemiro (12’), Roberto Firmino (19’), Everton Soares (32’), Dani Alves (53’) dhe Ëillian (90’).

Rezultati në këtë ndeshje mund të kishte qenë edhe më i thellë, mirëpo Gabriel Jesus e humbi penalltinë e akorduar në minutat e fundit të ndeshjes. Portieri Pedro Gallese, i cili gjatë ndeshjes i bëri disa gabime, e priti goditjen e tij.

Tani, Brazili do të garojë në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Amerikës, e cila këtë edicion po zhvillohet pikërisht në Brazil.

Megjithatë, Kombëtares “Selecao” do t’i mungojë edhe më tutje ylli i skuadrës, Neymar, i cili pësoi lëndim të rëndë në fazën përgatitore për Kupën e Amerikës.