Brazil – Kosta Rika, formacionet zyrtare

E publikuar: 22/06/2018 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Kosta Rikës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Brazili do të ndeshet me Kosta Rikën në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin E në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Selacao ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, kështu që do t’i kërkojë tri pikët e para në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Kosta Rika ka humbur nga Serbia në ndeshjen e parë dhe do të tentojë të befasojë Brazilin për të marr së paku një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Brazil: Becker, T. Silva, Miranda, Casemiro, G. Jesus, Neymar, Coutinho, Marcelo, Paulinho, Willian dhe Fagner

Kosta Rika: Navas, Acosta, Gonzalez, Borges, Duarte, Oviedo, Bryan, Venegas, Gamboa, Guzman dhe Urena. /Telegrafi/