Brazil: Jemi drejt kolapsit spitalor, mbi 240 mijë të infektuar dhe mbi 16 mijë viktima

18.05.2020 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Brazil: Jemi drejt kolapsit spitalor, mbi 240 mijë të infektuar dhe mbi 16 mijë viktima

Presidenti brazilian vazhdon të shprehë kundërshti ndaj masave strikte kundër koronavirusit, por sëmundja infektive në vend po përhapet rrezikshëm dhe po vë në rrezik sistemin shëndetësor.

Brazili është vatra e katërt më e madhe në botë e të infektuarve me koronavirus, ndërsa pandemia po rrezikon kolapsin e spitaleve më të mëdha të vendit.

Mbi 240 mijë persona raportohet se janë bartës të infeksionit, shifër e cila ka kaluar bilancet e Spanjës dhe Italisë, duke u renditur pas SHBA-së, Rusisë dhe shumë afër Mbretërisë së Bashkuar.

Sëmundja infektive, ndërkohë, ka lënë më shumë se 16 mijë të vdekur.

Në qytetin më të madh të vendit, në San-Paolo, autoritetet shëndetësore kanë dhënë alarmin se është rritur kërkesa për shtretër për të sëmurët dhe brenda dy javëve nuk do ketë më vende të lira për t’u ardhur në shërbim pacientëve.

Për shkak të testimeve të ulëta në popullatë, ekspertët vendës të shëndetësisë janë të shqetësuar se numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë sesa shifrat zyrtare.

Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro vijon t’i kundërshtojë masat e autoriteteve për izolimin e qytetarëve me argumentin se distancimi social ka për ta dëmtuar shumë ekonominë.

Të dielën ai u përshëndet dhe pozoi me grupe qytetarësh të San-Paolos të cilët njësoj si kreu i shtetit protestonin për pasojat e krizës te ekonomia.

Në Amerikën Latine, vendet më të prekura përpos Brazilit janë Ekuadori, Kili, Meksika dhe Peruja të cilat numërojnë së bashku rreth 400 mijë raste dhe mbi 23 mijë viktima në gjithë kontinentin.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Brazil: Jemi drejt kolapsit spitalor, mbi 240 mijë të infektuar dhe mbi 16 mijë viktima

Brazil: Jemi drejt kolapsit spitalor, mbi 240 mijë të infektuar dhe mbi 16 mijë viktima

Pacolli jep një ide se si të dilet nga kriza ekonomike

Pacolli jep një ide se si të dilet nga kriza ekonomike

Që prej 9 marsit Italia shënon numrin më të ulët të të vdekurve

Që prej 9 marsit Italia shënon numrin më të ulët të të vdekurve

Disa serbë që u larguan kanë parashtrua kërkesë për tu rikthyer si pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës

Disa serbë që u larguan kanë parashtrua kërkesë për tu rikthyer si pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës

Sipas dermatologëve: Përbërësit që nuk duhet të vendosni kurrë në maskat tuaja për lëkurën në kushte shtëpie

Sipas dermatologëve: Përbërësit që nuk duhet të vendosni kurrë në maskat tuaja për lëkurën në kushte shtëpie

Pa ujë Matiçani, Taukbahçja dhe Kolovica në kryeqytet

Pa ujë Matiçani, Taukbahçja dhe Kolovica në kryeqytet

Edi Rama flet në “Pressing”: Pse u shemb teatri në kohën e pandemisë?

Edi Rama flet në “Pressing”: Pse u shemb teatri në kohën e pandemisë?

AMF në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit

AMF në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit

Shefqet Krasniqi: Mesazh i Zotit për njerëzimin koronavirusi

Shefqet Krasniqi: Mesazh i Zotit për njerëzimin koronavirusi

Në Malishevë fëmija nëntë muajsh e mposht koronavirusin

Në Malishevë fëmija nëntë muajsh e mposht koronavirusin

Protestohet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Protestohet për shembjen e Teatrit Kombëtar

10 ditë pa të infektuar në Klinë

10 ditë pa të infektuar në Klinë

Kryetari Ahmeti: Koronavirus në Prishtinë, në fazën e relaksimit jemi, por fokusi të jetë pajisja me maska e dorëza

Kryetari Ahmeti: Koronavirus në Prishtinë, në fazën e relaksimit jemi, por fokusi të jetë pajisja me maska e dorëza

“Shembja e teatrit, vazhdim i krimeve të komunizmit”

“Shembja e teatrit, vazhdim i krimeve të komunizmit”

Haxhiu: Të marrin mbrojtje viktimat e dhunës në familje

Haxhiu: Të marrin mbrojtje viktimat e dhunës në familje

Do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit, Turqia

Do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit, Turqia