Brazil, arrestohen disa persona me lidhje me presidentin

E publikuar: 30/03/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Brazil arrestoi disa persona me lidhje me Presidentin Michel Temer, të dyshuar për marrjen e rryshfeteve lidhur me dhënien e kontratave disa kompanive që operojnë në portin më të madh të vendit.

Arrestimet e së enjtes u autorizuan nga një anëtar i Gjykatatës së Lartë, që mbikqyr hetimin në portin e Santos, të Sao Paulos.

Dekreti që nënshkroi presidenti Temer majin e kaluar i shtyn kontratat e kompanive me portin nga 25, në 35 vjet, me mundësinë për t’u rinovuar për deri 70 vjet.

Presidenti brazilian ka mohuar të ketë patur shkelje ligji me dhënien e kontratave dhe sekretari i kabinetit të tij i tha gazetarëve se Presidenti do të provonte pastërtinë e figurës së tij.