Branimir Stojanoviq: Nuk kemi kushte, por…

E publikuar: 12/04/2015 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, konfirmon se ka kontakte të vazhdueshme me kreun e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, raporton RTK.

Megjithatë ende nuk dihet se kur Lista Serbe do të rikthehet në qeverinë e Kosvoës.

“Kemi kontakte të vazhdueshme me kryeministrin Mustafa , megjithatë përkundër shumë diskutimeve pas zhvillimeve që pasuan, ende nuk ka ndonjë vendim konkret. Kontaktet dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Me gjithë këtë, ajo çka është e rëndësishme për ne, tashmë janë të ditura dhe nga prioritetet tona, ne nuk tërhiqemi. Ritheksoj se ne asnjëherë nuk i kemi vënë kushte, por shihet se disa gjëra duhet ndryshuar. Ju e dini mirë se për çka jemi tërhequr nga Qeveria, por besoj se me bisedime do të gjejmë një zgjidhje”, tha Strojanoviq.

I pyetur nëse ish-ministri Jabllanoviq klithe gabuar me deklaratën e tij, Stojanovic thotë se gabimekshte nga të dyja palët.
Mes rreshtave, ai lënë të kuptoj se nuk do të jetë i largët rikthimi në kabinetin qeveritarë.