Botsan-Kharchenko: Nëse na kërkohet, marrim pjesë në dialog – marrëveshja të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit

14.08.2019 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Botsan-Kharchenko: Nëse na kërkohet, marrim pjesë në dialog – marrëveshja të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, ka thënë se Moska mund të përfshihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka deklauar për TV Prva të Beogradit se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të konfirmohej në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Edhe për kufijtë? “Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, ka deklaruar Botsan-Kharchenko.

I pyetur a ka Rusia vija të kuqe, diplomati rus ka përmendur Rezolutën 1244, dhe përsëri ka thënë se mbështesin atë vendim që është në interes të Beogradit dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Botsan-Kharchenko e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

I pyetur se si do të gjendet zgjidhja për rajonin, ai ka thënë se “duhen veprime te bashkësisë ndërkombëtare… ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në kuptim të vendosjes së dialogut apo rifillimit të dialogut ekzistues”.

“Nëse Beogradi na kërkon qe t’i ndihmojmë në Këshill të Sigurimit, në raportet tona me BE’në, Uashingtonin, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Botsan-Kharchenko.

“Nëse Serbia apo ndonjë faktor tjetër kërkon që të përfshihemi, ne së pari duam që të sigurohemi të dimë për përmbajtjen. Ne duam të sigurohemi se ky dialog zhvillohet në mënyre strikte, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”, ka përfunduar ai. /Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zyberaj këshilltari i Pacollit: Ja identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak

Zyberaj këshilltari i Pacollit: Ja identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak

Enver Hoxha, mjeku që përmes fotografive ekspozoi krimet e luftës në Kosovë

Enver Hoxha, mjeku që përmes fotografive ekspozoi krimet e luftës në Kosovë

Johnson dhe Corbyn kanë zhvilluan debatin e fundit televiziv para zgjedhjeve

Johnson dhe Corbyn kanë zhvilluan debatin e fundit televiziv para zgjedhjeve

Infantino i shqetësuar: Pres thirrjen e FFK-së për ndërhyrje

Infantino i shqetësuar: Pres thirrjen e FFK-së për ndërhyrje

Përreth liqenit të Batllavës kërkohet kujdes i përhershëm i hapësirave

Përreth liqenit të Batllavës kërkohet kujdes i përhershëm i hapësirave

S’lejojnë punëtorët e MKRS-së, që as me polici të bëhet zhvendosja e tyre nga objekti

S’lejojnë punëtorët e MKRS-së, që as me polici të bëhet zhvendosja e tyre nga objekti

Në Serbi, nga aksident i rëndë përmbyset autobusi nga Maqedonia

Në Serbi, nga aksident i rëndë përmbyset autobusi nga Maqedonia

Valverde paralajmëron largimin e Vidalit: Barcelona ka shumë mesfushorë

Valverde paralajmëron largimin e Vidalit: Barcelona ka shumë mesfushorë

Ja pse nxënësit estonezë shkëlqejnë në testet ndërkombëtare ndërsa kosovarët jo

Ja pse nxënësit estonezë shkëlqejnë në testet ndërkombëtare ndërsa kosovarët jo

Macron e thotë troq: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave

Macron e thotë troq: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave

Bahtiri: Koalicioni ndodh posa Kurti të kthehet në Kosovë, MPB-ja i takon VV-së

Bahtiri: Koalicioni ndodh posa Kurti të kthehet në Kosovë, MPB-ja i takon VV-së

Parashikohet fituesi i rimeçit në mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit

Parashikohet fituesi i rimeçit në mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit

E zbulojnë planin e Vetëvendosjes, diplomatët të huaj thonë se kështu po punohet për bashkim me Shqipërinë

E zbulojnë planin e Vetëvendosjes, diplomatët të huaj thonë se kështu po punohet për bashkim me Shqipërinë

LVV ka të drejtë vetëm krijimin e koalicionit qeverisës, kështu po thotë Avdyli i LDK-së

LVV ka të drejtë vetëm krijimin e koalicionit qeverisës, kështu po thotë Avdyli i LDK-së

E kishin blerë “për pak para” kështjellën e shkatërruar franceze, çifti tani po fitojnë milionat pasi që e shndërruan në një “sallon dasmash”

E kishin blerë “për pak para” kështjellën e shkatërruar franceze, çifti tani po fitojnë milionat pasi që e shndërruan në një “sallon dasmash”

Rama: Buffon, Juventusi është si fe në Shqipëri dhe ti je si Papa

Rama: Buffon, Juventusi është si fe në Shqipëri dhe ti je si Papa