Botërori dhe racizmi i tifozëve rusë

14.06.2018 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Botërori dhe racizmi i tifozëve rusë

Gati një milion tifozë nga e gjithë bota pritet të udhëtojnë në Rusi gjatë javëve të ardhshme për Kampionatin Botëror, që nis sot. Ata përfshijnë qindra e mijëra admirues nga Amerika e Jugut dhe Afrika, të cilët janë të famshëm për shfaqjen e pasionit dhe të festës në turne. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ka shqetësime që rrjedhin nga racizmi dhe dhuna e shfaqur shpesh në futbollin rus.

Moskovitët mund të kenë reputacionin e të fortit. Por pak ritme latine, e thyejnë shpejt akullin. Klasat e tangos gjenden kudo në kryeqytetin rus.

“Ka të bëjë me kushtimin e kohës, është një filozofi komunikimi, filozofi besimi”, thotë instruktorja e tangos, Elena Klimova.

Të njëjtat aftësi ndoshta që nevojiten edhe në fushë. Qindra mijëra tifozë pritet të udhëtojnë nga Amerika e Jugut për të parë Botërorin.

“Ne i presim dhe i duam të gjithë. Shpresojmë që të shohim ’emocionet e tyre të nxehta’”, thotë nxënësi i tangos Kostandin Ledovsky.

Restoranti Navarro në Moskë do të presë tifozët e ekipit argjentinas. Ndër asortimentet – biftek, ëmbëlsira dhe krepe me sherbet karameli. Shefi thotë se ka vetëm një pyetje në mendjet e tifozëve.

“Çfarë do të bëjë Lionel Messi në këtë Botëror?”

Kupa Botërore është një festival i kulturave globale ashtu si edhe i futbollit. Por diversiteti nuk është gjithmonë i mirëpritur. Organizatori i Kupës së Botës, FIFA gjobiti Shoqatën Ruse të Futbollit me 30 mijë dollarë muajin e kaluar pasi tifozët e tij hodhën parrulla raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë në një ndeshje kundër Francës.

“Ne shohim nacionalistë të ekstremit të djathtë në stadiumet e futbollit, shohim akte të racizmit që janë shfaqur brenda stadiumeve. Kjo është mjaft e përhapur dhe futbolli rus për shumë njerëz ka qenë një zonë ku nuk duhet shkuar”, thotë Piara Powar, me shoqatën anti-raciste “Fare Network”.

Aziz Camara emigroi në Shën Peterburg nga Mali dhe luan për ekipin lokal Maxima. Ai thotë se tifozët nuk duhet të kenë frikë.

“Para se të vija në Rusi, dëgjoja shumë njerëz që flisnin për racizmin këtu, më thoshin se ky është ende një vend shumë i mbyllur dhe i vështirë për të jetuar. Kur erdha këtu provova të kundërtën. Ndjehem i mirëpritur”.

Njerëz të tjerë janë më të rezervuar. Mbrojtësi i ekipit anglez Danny Rose u ka thënë prindërve të tij të mos udhëtojnë në Rusi për shkak të shqetësimeve të racizmit.

Ndërkohë ligjvënësit britanikë kanë paralajmëruar tifozët kundër shfaqjeve të dukshme të flamurit anglez – mes shqetësimeve për një përsëritje të dhunës mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë në Francë në vitin 2016.

Autoritetet paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë racizmin apo huliganizmin – dhe shumica e rusëve thonë se janë gati të mirëpresin kaq shumë kultura të ndryshme në vendin e tyre.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Nesër nis stina e verës

Nesër nis stina e verës

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)