Bota kujton Holokaustin

E publikuar: 28/01/2018 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bota shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit sot që përkon me përvjetorin e çlirimit të kampit të Auschwitzit në vitin 1945.

Muzeu i Memorialit të Holokaustit në Uashington priti zyrtarë nga e gjithë bota për të kujtuar gjenocidin.

Ambasadori i Bashkimit Evropian David O’Sullivan tha se muzetë që kujtojnë holokaustin janë thelbësore për gjeneratat e ardhshme për të mësuar rreth mizorive të së kaluarës.

“Brezi i ri gjithashtu ka nevojë për njerëz, histori dhe vende për ta mbajtur kujtesën të gjallë. Për të siguruar që ne të mbajmë premtimin e bërë në fund të Holokaustit – Asnjëherë Më “, tha zoti O’Sullivan.

Zyrtarët e muzeut lexuan gjithashtu një letër nga Dr. Muhammed Al-Issa, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane me seli në Arabinë Saudite, i cili shkruante: “Kush në mendjen e tyre të drejtë do të pranonte, simpatizonte apo madje do të pakësonte masën e këtij krimi brutal?”

Zonja e parë Melania Trump ishte mes atyre që vizituan Memorialin e Holokaustit në Uashington të premten dhe tha në tweeted se ajo përjetoi një “vizitë të fuqishme dhe tronditëse”. Ajo postoi një fotografi të saj duke ndezur një qiri në Murin e Lutjes.