Bosnjë e Hercegovina në takimin për taksën, Kosovën e ftoi si shtet

E publikuar: 24/01/2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një delegacion kosovar ka shkuar sot në Bosnjë e Hercegovinë, për të diskutuar rreth taksës së vënë ndaj mallrave të këtij shteti dhe Serbisë. Bosnja dhe Kosova kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me taksën. Derisa Bosnja ka kërkuar heqjen e taksës, Kosova ka kërkuar vizat dhe njohjen e dokumenteve. Në një intervistë për portalin Koha.net, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se Kosova është paraqitur në takimet në Sarajevë, si shtet. Intervista e plotë me ministrin Endrit Shala, transmetohet të shtunën në orën 13:00 në portalin Koha.net, ku përveç taksës, flet edhe për çështje tjera.