Bosi shkarkon të gjithë stafin, për të ndjekur ëndrrën e tij “për të mos pasur nevojë të punojë me ta”! (Foto)

E publikuar: 31/10/2017 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bos i kompanisë së autobusëve ka shkarkuar një staf të tërë në një mesazh të brendshëm dhe ka anuluar të gjitha shërbimet, vendim ky me efekt të menjëhershëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, punonjësit në Nippy Bus, që operonin shërbimet në 17 autobusë në Somersetin e Jugut, Angli, morën një mesazh për ‘ta konsideruar veten të shkarkuar/të tepërt’.

E në faqen e internetit të kompanisë është thënë se kompanisë ka pushuar së funksionuari me efekt të menjëhershëm.

Këshilli i Qarkut në Somerset ka qenë përpjekje për të gjetur shërbime zëvendësimi, pasi një vendim i tillë ka prekur 300 nxënës në katër shkolla të ndryshme.

Mesazhi i brendshëm, i cili u dërgua gjatë fundjavës, tha se kompania kishte ‘përfunduar veprimtarinë operacionale me efekt të menjëhershëm’, që nga e diela.

Aty shtohet: “Po i pushoj nga puna për të ndjekur ëndrrën time për të mos punuar me ju”. /Telegrafi/