Bosi i Oracle zbulon sekretin, mik i afërt i Elon Musk dhe investitor kryesor në Tesla

E publikuar: 29/10/2018 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Themeluesi i Oracle i cili shërben edhe si CTO pranë kompanisë në fjalë Larry Ellison zbuloi se investimi i tij i dytë më i madh prehet tek Tesla.


Ekzekutivi i suksesshëm dha lajmin gjatë konferencën OpenWorld të Oracle javën e kaluar.

“Investimi im i dytë më i madh, të cilin do ta zbuloj tani, dhe mbase disa prej jush mund ta dinë që kemi një miqësi të afërt me Elon Musk, është tek Tesla,” tha Ellison.


Ellison kritikoi mbulimin mediatik të Musk, Tesla dhe SpaceX. “Më bënë të qesh artikujt që shpjegonin sesi Elon Musk nuk ja ka idenë çfarë po bën apo siç bëri Wall Street Journal duke thënë se kanë për ti mbaruar paratë,” tha Ellison.

Ai tha se është një prej investitorëve kryesorë të Tesla. Pasuria e tij përllogaritet në 59 miliardë dollarë por vendosi të mos jepte shifra specifike për aksionet që mban tek pionerët e makinave elektrike. /PCWorld Albanian