Bosi i Amazon është hakuar nga Arabia Saudite

E publikuar: 31/03/2019 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hetues i bosit të Amazon Jeff Bezos thotë se Arabia Saudite ka hakuar telefonin e Bezos dhe aksesuar të dhënat e tij.

Gavin de Becker u punësua nga Bezos për të gjetur sesi mesazhet e tij private kanë përfunduar në duar të tabloidit National Enquirer.

Ai arriti në përfundimin se Arabia Saudite fshihej pas këtij hakimi dhe arsyeja ishte e thjeshtë: gazeta e Bezos, Washington Post kishte mbuluar në detaje vrasjen e gazetarit Saudit Xhamal Kashogi në konsullatën Saudite në Stamboll.

Arabia Saudite ende nuk ka komentuar raportimet. Washington Post kontrollohet nga një kompani e Jeff Bezos që prej 2013-ës kur e bleu nga familja Graham për 250 milionë dollarë.

De Becker tha se kishte dërguar gjetjet e tij pranë zyrtarëve Amerikanë. Lajmi vjen në një kohë kur Bezos paditi kompaninë pas National Enquirer për shantazh dhe tha se ishte kërcënuar për publikimin e fotove intime nëse Bezo snuk tërhiqej nga akuzat se tabloditi ishte politikisht i motivuar.

National Enquirer ka publikuar disa shkrime në Janar duke folur për një aferë të bosit të Amazon ku përfshiheshin foto dhe mesazhe me tekst.

Princi Saudit i kurorës e konsideron Washington Post një armik të rrezikshëm. Ndërsa qeveria Amerikane mendon se vrasja e Kashogi nuk do të ishte kryer pa aprovimin e Mohamed Bin Salman.

Në Shkurt Ministri Saudit për Punët e Jashtme ishte shprehur që Arabia Saudite nuk ka të bëjë me raportimet e National Enquirer për rastin Bezos. /PCWorld Albanian