Borxhlinjve ndaj Komunës së Gjilanit u jepet afat deri më 31 dhjetor për shlyrjen e obligimeve

05.12.2018 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Borxhlinjve ndaj Komunës së Gjilanit u jepet afat deri më 31 dhjetor për shlyrjen e obligimeve

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i përgjigjen thirrjes për pagesën e faturave të tatimit në pronë, sepse për vonesat eventuale barra e kamatës dhe e dënimit është rënduese për të gjithë borxhlinjtë sipas skemës ligjore nga niveli qendror.

Këtë apel drejtori Maliqi e ka bartur nga konferenca e organizuar pikërisht për t’i njoftuar qytetarët dhe bizneset për borxhet ndaj tatimit në pronë dhe taksave të tjera.

“Komuna e Gjilanit, para dy muajsh ka paralajmëruar qytetarët borxhlinjë, me vërejtjet e fundit dhe sot kërkojmë nga të gjithë që t’i kryejnë obligimet e veta, sepse vonesat e mëtutjeshme do të jenë rënduese për të gjithë. Nëse borxhet deri në fund të këtij viti nuk paguhen, sistemi qendror i tatimit në pronë me datën 1 janar 2019 e gjeneron dënimin dhe kamatën, për çka përsëri do të jetë një vështirësi për qytetarët, sepse krahas obligimit do të shtohen edhe këto dy vlera”, ka thënë Maliqi.

Ai ka potencuar se një pjesë e borxhlinjve të mëdhenjë i janë përgjigjur thirrjes së Komunës për pagesën e obligimeve.

“Jemi falënderues për të gjithë ata borxhlinjë që tashmë janë në proces të pagesave ose kanë përfunduar ato. Gjithashtu, në bazë të ligjit ne jemi të obliguar që të vazhdojmë me mjetet ligjore për të mbledhur obligimet. Nuk dëshirojmë që të marrim hapat e fundit, mirëpo nëse nuk ka përgjigje pozitive nga ana e atyre që kanë obligime, atëherë jemi të detyruar të veprojmë me forma juridike”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai, gjithashtu, ka potencuar se ka një rritje të të hyrave nga tatimi në pronë kur bëhen krahasimet me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Drejtori për Buxhet dhe Financa ka theksuar se të gjitha mjetet e grumbulluara nga sektori i tatimit në pronë do të kthehen përsëri tek qytetarët përmes investimeve kapitale, si në rrugë, kanalizim, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte tjera në bazë të planifikimit vjetor./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Vuçiq përsëri i ankohet BE’së për çështjet e brendshme të Kosovës

Vuçiq përsëri i ankohet BE’së për çështjet e brendshme të Kosovës

Ministria e Brendshme e Kosovës konfirmon bashkëpunimin me UNMIK-un

Ministria e Brendshme e Kosovës konfirmon bashkëpunimin me UNMIK-un

Protestuesit presin që policët dhe mësimdhënësit t’u bashkohen në marshin për të miturën e abuzuar

Protestuesit presin që policët dhe mësimdhënësit t’u bashkohen në marshin për të miturën e abuzuar

Emërimi problematik i Sylejman Selimit këshilltar i kryeministrit

Emërimi problematik i Sylejman Selimit këshilltar i kryeministrit

Shqiptares në Zarë ia gdhendin në dorë me djegie shkronjën “U” dhe e kërcënojnë me vdekje

Shqiptares në Zarë ia gdhendin në dorë me djegie shkronjën “U” dhe e kërcënojnë me vdekje

IMA zyrtarizon partneritetin me IKAF

IMA zyrtarizon partneritetin me IKAF

Komunikatë e Komisioni Parlamentar për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komunikatë e Komisioni Parlamentar për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Parlamenti grek i pari do të zyrtarizojë emrin Maqedonia e Veriut

Parlamenti grek i pari do të zyrtarizojë emrin Maqedonia e Veriut

Arrestohet arsimtari i dyshuar për abuzimin e 16-vjeçares

Arrestohet arsimtari i dyshuar për abuzimin e 16-vjeçares

Arrestohen dy të dyshuar në Istog për ’blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve’

Arrestohen dy të dyshuar në Istog për ’blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve’

KOMF-i kërkon masa të menjëhershme ndaj arsimtarit dhe policit që dhunuan vajzën në Drenas

KOMF-i kërkon masa të menjëhershme ndaj arsimtarit dhe policit që dhunuan vajzën në Drenas

Pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren

Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren

Gashi: Kosova është shndërruar në një vilajet të Turqisë

Gashi: Kosova është shndërruar në një vilajet të Turqisë

Arrestohet një person i dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

Arrestohet një person i dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

Kosova dhe BB nënshkruajnë Marrëveshjen për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore

Kosova dhe BB nënshkruajnë Marrëveshjen për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore