Borxhi publik i Kosovës: 1 miliard e 131 milionë euro, rritet borxhi i brendshëm

E publikuar: 26/08/2019 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në vlerën e 1 miliard e 131 milionë eurosh gjatë këtij viti apo 3.47 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ka një rënie të borxhit të jashtëm prej 416 milionë eurosh sa ishte në 2018, në 409 milionë euro në gjashtëmujorin e këtij viti.

Megjithatë, borxhi i brendshëm është rritur për 45 milionë euro vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, duke arritur në 721 milionë euro.

Mjetet nga ky borxh shërbejnë për financimin e buxhetit, përkatësisht për ta mbushur deficitin dhe se nuk janë të destinuara për ndonjë projekt specifik. Deri në fund të këtij viti ky borxh pritet të arrijë në 815 milionë euro.

Këto të dhëna tregojnë se Kosova ka një pjesëmarrje më të lartë të borxhit të brendshëm në krahasim me vendet në rajon. Sipas një analize të institutit “Riinvest”, sado që ky është një fakt pozitiv kur është fjala për ngarkesa buxhetore për servisimin e borxhit të brendshëm, ky do të mundë të ishte një risk nëse borxhi i brendshëm afatgjatë do të përdorej vetëm për të mbuluar deficitin buxhetor në destinimin e mallrave, shërbimeve dhe transfereve e jo edhe financimin e investimeve kapitale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)