Borovci: Kush mendon se dëmtova LDK-në, ka vend në Psikiatri ose Neurologji

E publikuar: 24/03/2017 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci duke folur për të gjitha reagimet që kanë ardhur pas deklaratës së tij se ky i fundit ka biseduar me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën ka thënë se kjo nuk e dëmton aspak LDK-në.

“Gjithë ata që mendojnë se unë e kam dëmtuar LDK-në, kanë dy vende ose në Psikiatri ose në Neurologji. Sepse të lësh vend – hapësirë në sofrën e madhe, të përçosh mesash respekt për miqtë perëndimor, dhe SHBA-të nuk e zvogëlon LDK, e rritë”.

“Biseda me Rugovën ishte metaforë. Nuk mund të flitet me njeriun e vdekur”.

Borovi në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur se puna e tij e ngritë LDK-në.

“Për herë të parë në spektrin politik janë angazhuar në LDK. Disa muaj para ditëlindjes së degës, kemi arrit që pas konstituimit të një këshilli në kryesinë e LDK-së së atëhershme, kemi organizuar celulën e parë, për këtë arsye jam 100% i saktë se puna ime bëhet për ta ngritë LDK-në dhe jo për të përfituar vet politikisht”.