Borko Stefanoviq: Vuçiq dhe Thaçi po negociojnë statusin e Kosovës

E publikuar: 23/07/2020 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-negociatori i Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borko Stefanoviq, deklaroi sot se nuk ka dialog teknik dhe se negociatat për statusin janë duke u zhvilluar.

Stefanoviq i tha televizionit N1 se çështjet teknike në lidhje me jetën e njerëzve ishin negociuar në kohën e duhur, dhe se kur ai ishte në ekip, ata nuk lejuan që çështja e sovranitetit të ishte pjesë e negociatave, megjithëse Prishtina vazhdimisht insistonte në këtë, transmeton Klan Kosova.

“Negociatorët e sotëm po negociojnë nëse Kosova do të anëtarësohet në KB, nëse Kosova është shtet, nëse do të duhet të paguajmë dëmet e luftës, nëse do t’u kërkojmë falje”, tha ai.

Duke komentuar se askush nuk i pa në agjendë negociatat për statusin, ish-kryenegociatori serb tha se ishte absolute dhe se ish- këshilltari amerikan John Bolton konfirmoi se presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kishin diskutuar për shkëmbimin e territoreve për vite me rradhë, transmeton Klan Kosova.

“Nëse nuk është një negocim për statusin, unë nuk e di se çfarë është,” tha Stefanoviq.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak u takua sot në Bruksel veçmas me delegacionet të dyja vendeve.