Boris Johnson i refuzon Skocisë referendumin e dytë për pavarësi

E publikuar: 14/01/2020 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri britanik, Boris Johnson i është përgjigjur negativisht kërkesës së kryeministres skoceze, Nicola Sturgeon për një referendum të dytë.

Johnson thekson në letrën zyrtare se Skocia dha një premtim në 2014 dhe skocezët votuan masivisht për të mbajtur Britaninë e Madhe të bashkuar.

Kjo ndonëse nuk është tërësisht e vërtetë, shkruan The Guardian, pasi që votimi për pavarësi ishte 51% me 49%.

Nicola Surgeon i kërkoi më 19 dhjetor Johnson që parlamenti britanik t’i japë fuqinë dhe të drejtën parlamentit skocez për të zhvilluar një referendum të dytë pavarësie. Johnson thotë se skocezëve iu bë një premtim dhe ai nuk do e thyejë këtë premtim.