Bordi i Telekomit i reagon ministrit Lluka

19.03.2019 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bordi i Telekomit i reagon ministrit Lluka

Pas shqyrtimit të mometumit, në të cilin është targetuar Telekomi i Kosovës dhe me qëllim të realizimit të interesave të ndryshme që mund të jenë evidente, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës vendos që të bëjë këtë deklaratë për opinionin publik:

Deklaratat politike të ministrit të MZHE, z. Valdrin Lluka, besojmë se janë shumë tendencioze duke pasur parasysh që Telekomi i Kosovës është në periudhën e marrjeve të vendimeve shumë të rëndësishme që mundësojnë afarizm normal të kompanisë në të ardhmen, transmeton infosot.

Telekomi i Kosovës është në fazën e shqyrtimit të kontratës me Z Mobile, e cila për vite me radhë e ka rënduar funksionimin normal të Telekomit të Kosovës dhe që e ndikon afarizmin financiar negativisht me miliona euro. Momentalisht Telekomi ka emëruar ekipin që është duke negociuar me Z Mobile dhe vazhdimisht jemi duke u përpjekur që të jemi të informuar që në fund të arrihet një marrëveshje që do të jetë e leverdishme për kompaninë.

Jemi në dijeni që edhe çështjet tjera që po diskutohen janë të rëndësishme, por impakti financiar është minor, karshi me problemet reale që i ka Telekomi i Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar bashkëpunim prej ministrit Lluka, por përveç që nuk është përgjigjur pozitivisht, për më tepër nuk na ka njoftuar zyrtarisht për shumë çështje, të cilat janë të rëndësishme për Bordin dhe kompaninë në tërësi dhe kanë ndikim në vendimmarrjen e drejtë dhe në interes të Telekomit të Kosovës.

Deklaratat e ministrit Valdrin Lluka, përveç tjerash po e dëmtojnë afarizmin e kompanisë duke ndikuar në uljen e satisfaksionit të konsumatorëve dhe dyshojmë që këto deklarata mund të jenë të lidhura edhe me procesin e privatizimit, të cilin ministri Valdrin Lluka e ka paralajmëruar.

Gjithashtu është me rëndësi të ceket që edhe shumë media, të cilat po e targetojnë Telekomin e Kosovës duke e sulmuar publikisht, le të jenë në dijeni që po e ndikojnë negativisht në satisfaksionin e konsumatorit dhe direkt po e dëmtojnë shumë afarizmin e kompanisë. Shpresojmë që edhe sulmi i mediave (jo të gjithave) mos të jetë me qëllime të tjera duke pasur parasysh që shumë nga këto media, në të kaluarën kanë përfituar kontrata shuma milionëshe ndër vite me Telekomin.

Dëmtimi i afarizmit të Telekomit mund t’i shërbejë interesave të subjekteve të ndryshme që mund të kenë pretendime ndaj dhe nga Telekomi, andaj ju lusim që të përmbaheni nga deklarimet e tilla që seriozisht po e dëmtojnë të ardhmen e Telekomit të Kosovës.

BORDI I DREJTORËVE TË TELEKOMIT TË KOSOVËS

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Tahiri u flet ambasadorëve të BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit

Tahiri u flet ambasadorëve të BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit

OAK i bënë thirrjen e fundit Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

OAK i bënë thirrjen e fundit Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

Maqedonia e Veriut në qershor pret datën për bisedime me BE-në

Maqedonia e Veriut në qershor pret datën për bisedime me BE-në

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

Me propozimin e Ministres Hoxha, Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Me propozimin e Ministres Hoxha, Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Qeveria miraton raportin e DASH’it për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportim çdo tre muaj

Qeveria miraton raportin e DASH’it për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportim çdo tre muaj

Gjukanoviq: Prishtina dhe Beogradi të inspirohen nga marrëveshja e Prespës për të vazhduar dialogun e Brukselit

Gjukanoviq: Prishtina dhe Beogradi të inspirohen nga marrëveshja e Prespës për të vazhduar dialogun e Brukselit

LDK kërkon debat parlamentar për aksidentet në trafik

LDK kërkon debat parlamentar për aksidentet në trafik

Bordi i Telekomit i reagon ministrit Lluka

Bordi i Telekomit i reagon ministrit Lluka

Shqyrtohen rastet e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

Shqyrtohen rastet e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

Ambasadori gjerman në Beograd: E mbështesim fort ndërmjetësimin e BE-së, Prishtina ta heqë taksën

Ambasadori gjerman në Beograd: E mbështesim fort ndërmjetësimin e BE-së, Prishtina ta heqë taksën

Ministri Gashi takoi Nuhi Bytyqin, autori i “Librit të Luftës”

Ministri Gashi takoi Nuhi Bytyqin, autori i “Librit të Luftës”

LDK adreson kritika ndaj MASHT dhe Ministrisë së Kulturës e Inovacionit

LDK adreson kritika ndaj MASHT dhe Ministrisë së Kulturës e Inovacionit

Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

I caktohet paraburgimi policit që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

I caktohet paraburgimi policit që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë