Bordi i Përkohshëm i Postës zgjedh kryeshefin

E publikuar: 05/03/2021 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevet Smakiqi.
Bordi thotë se ai ka udhëhequr deri më tani një proces transparent e të drejt teksa e kanë vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht.“Gjatë intervistës së kandidatëve, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kishte ftuar për monitorim organizatën BIRN, për të qenë më transparent në tërë këtë proces, ndërsa ka në dispozicion për secilin organizatë apo media të interesuar çdo dokument për secilin kandidat, deri në vendimin e përzgjedhjes. Bordi i Përkohshëm i Drejtoreve, është i vetëdijshëm për gjendjen e ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, andaj përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe”, thuhet në një komunikatë për media të Bordit të Postës.