Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

E publikuar: 17/09/2020 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut. ka vizituar Termocentralin Kosova A, Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B.

Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore, por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.

Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës.

Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.