Bordi i Juventusit kërkon shkarkimin e Sarrit

E publikuar: 11/02/2020 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Sarri mund të shkarkohet nga Juventusi dhe të zëvendësohet me ish-trajnerin e skuadrës, Massimiliano Allegri.

Bianconerët nuk po zhvillojnë një sezon të qëndrueshëm, saqë Interi është duke i rrezikuar në garën për titull, ndërkohë që Lazio është vetëm një pikë prapa.

Derisa Zonja e Vjetër po e kërkon titullin e nëntë radhazi, presioni mbi trajnerin është shtuar, duke qenë se ka dështuar t’i fitojë disa ndeshje që do ta mbanin Juven larg konkurrentëve.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Stili i lojës së tij nuk po pëlqehet nga hierarkia e Bianconerëve, aq sa, sipas La Repubblica, një pjesë e bordit ka kërkuar kthimin e trajnerit të mëparshëm, ndërsa loja e Sarrit nuk e bind as presidentin Andrea Agnelli.

Allegrit është teknikisht i lidhur me kontratë Juventusit, pasi kishte nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020.

Nën drejtimin e tij, kampioni italian i fitoi pesë tituj radhazi, ndërsa pritet të shihet nëse klubi do t’i bëjë kërkesë zyrtare për kthim dhe se a do ta pranojë ai ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.