Bordi i “Ibër Lepencit” shkarkohet me përplasje dhe mospajtime mes koalicionit qeveritar

E publikuar: 08/05/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përplasje në mbledhje të Qeverisë për shkarkimin e bordit të “Ibër Lepencit”, raporton KTV.

Koalicioni qeveritar është përplasur rreth vendimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonimik për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Iber Lepenci”.

Ministri Valdrin Lluka ka arsyetuar vendimin, duke thënë se me gjithë kërkesën që të mos ketë ndarje të bonueseve, bordi i ka dhënë vetes bonuse, plus punëtorëve rrogën e 13.

Lluka ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është mbi 900 euro.

Mirëpo kundër këtij vendimi ka qenë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili nuk u pajtua me vendimin e marrë duke abstenuar.

Me këtë veprim nuk është pajtuar as ministri Besim Beqaj, mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje vendimit.