Bora Zemani shërohet nga COVID-19

E publikuar: 12/02/2021 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bora Zemani e ka mundur koronavirusin.

Ditë më parë, moderatorja Bora Zemani njoftoi se ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19,.

Ajo bëri të ditur se do të izolohet deri kur të dalë negative dhe përmes postimit të fundit ka dhënë lajmin e mirë.

“Zyrtarisht NEGATIVE! 🤪”, shkruan Bora, teksa ndau një fotografi të realizuar në veturë dhe një tjetër të barnave që ka konsumuar gjatë kësaj periudhe.
Gjatë mundesës së saj në “Përputhen”, Bora këto ditë është zëvendësuar nga konkurrentet dhe ish-konkurrentet e programit, të cilat sfiduan veten në rolin e moderatores.