Bonucci ndihet krenar që e kërkoi Reali, tregon se objektivi me Juven është triumfi në LK

E publikuar: 19/02/2019 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, para ndeshjes ndaj Atletico Madridit ka konfirmuar se Zonja e Vjetër ka qëllim të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Italiani me këtë rast ka zbuluar se në verë është kërkuar nga Real Madridi dhe për këtë ndihet krenar.

“Si ndihem? Jam mirë, jam gati. Nuk ndjej dhimbje. Kam punuar shumë ditë dhe natë me stafin mjekësor në dy javët e fundit.”, ka thënë Bonucci për AS.

Leonardo Bonucci gjatë një dueli me Federico Vivianin e Frosinones (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Shtatë Scudetto radhazi dhe 13 pikë mbi Napolin? Nuk është aq e lehtë sa që duket. Niveli i futbollit italian është rritur”.

“Do të jem i ndershëm: kishte momente kur Juventusi ishte superior mbi të gjithë. Kemi luajtur ndaj Napolit, Interin dhe Milanit, kemi ndier se ishte një fitore pa ndonjë problem, por tani nuk është ashtu”.

“Objektivi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk mund ta fshehim. Altetico është si Juventusi, Allegri thotë gjithmonë se titujt fitohen nga mbrojtja”.

“A është e vërtetë që keni refuzuar Real Madridin? Po, është. Reali më kërkoi dhe ishte një moment krenarie dhe kënaqësie që isha cak i tyre”.

“Kjo do të thotë se kam punuar mirë gjatë viteve”, ka shtuar Bonucci. /Telegrafi/