Bonucci: Juve duhet të tregojë fytyrën e vërtetë

E publikuar: 15/05/2017 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonardo Bonucci ka pranuar se skuadra e ka ndalur ritmin në javët e fundit dhe se humbja nga Roma tregon se nevojitet Juventusi i vërtetë për të fituar gjithçka.

Bianconerët nuk kishin pësuar humbje në Serie A që nga janari (2-1 nga Fiorentina), ndërsa pas barazimeve ndaj Atalantas dhe Torinos, pësuan të dielën mbrëma në Olimpico.

“Kjo ndeshje duhet të jetë një motivim shtesë për finalen e Kupës së Italisë”.“Të mërkurën mbrëma do të luajmë për një trofe dhe do të jetë vështirë ndaj Lazios që është në formë të mirë, si mendore ashtu edhe fizike. Pres të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe duam të luajmë mirë”.

“Ndaj Romës ishte një çështje mentaliteti, sepse në pjesën e dytë u ndalëm dhe e paguam çmimin për këtë”, ka deklaruar mbrojtësi italian për Rai Sport.

Juventusit i nevojitet një fitore nga dy ndeshjet e mbetura për t’u shpallur kampion i Serie A, të mërkurën luan në finale të Kupës së Italisë ndaj Lazios dhe më 3 qershor luan në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. /Telegrafi/