Bonucci i hapur për t’u transferuar te PSG

E publikuar: 02/07/2018 08:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, është i hapur për një kalim te Paris Saint-Germaini.

Edhe Manchester Unitedi është një prej klubeve që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit italian, mirëpo ai nuk duket i interesuar që të shkojë në Old Trafford.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci (Foto: Getty Images)

Lajmin e ka publikuar Paris United, ndërsa është mbështetur edhe nga mediat italiane, si La Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport e Sportitalia.

Milani pritet t’i shesë disa lojtarë, pasi për shkak të shkeljes së rregullave financiare është përjashtuar nga Europa League.

Bonucci iu bashkua Rossonerëve para një viti nga Juventusi për 42 milionë euro, ndërsa sipas Calciomercato.it, Milani është i gatshëm ta shesë për një shumë ndërmjet 35 e 40 milionë euro.

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci (Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, mediat angleze kanë raportuar për interesimin e Jose Mourinhos, mirëpo qendërmbrojtësit më shumë i pëlqen ideja që të kalojë te PSG.

Në Paris, Bonucci do të takohej me bashkëkombësit Marco Verratti, si edhe ish-bahskëlojtarin te Juve, Gianluigi Buffon, i cili pritet të nënshkruajë për klubin nga Parc de Princes. /Telegrafi/