Bombë te shtëpia e Drejtorit të RTK’së

E publikuar: 28/08/2016 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bombë, e pashpërthyer, është gjetur te shtëpia e Drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Mjeti shpërthyes është gjetur nga Policia rreth orës 22:10, ka bërë të ditur transmetuesi publik.

Para disa ditësh, RTK është sulmuar me një granatë dore. Për rastin e sulmit ndaj RTK’së përgjegjësinë e kishte marrë të ashtuquajturit “Grupi i Rugovës”, duke thënë se këtë po e bëjnë në shenjë pakënaqësie që televizioni publik po i jep Demarkacionit me Malin e Zi.