Bolt mund të garojë në 100 e 200 metra në 2017

E publikuar: 14/09/2016 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Usain Bolt lë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në kampionatin Botëror të Atletikës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Londër. Fituese i medaljes së artë në 100 dhe 200 metra në tri Olimpiada radhazi, në një intervistë të fundit për mediat e vendit të tij është shprehur se mund të garojë në të dyja këto gara në vitin 2017, pasi dëshiron të mbrojë pozicionin e tij.

Në fakt legjenda e atletikës, i cili në fund të Olimpiadës njoftoi tërheqjen përfundimare, tha se plani i tij fillestar ishte të garonte vetëm në 100 metra vitin e ardhshëm në Londër, por trajneri i tij ka ide të tjera.

“Plani im ishte ky, të garoja vetëm në 100 metra, por duhet ta diskutoj me trajnerin tim. Glen Mills më këshillon të garoj edhe në 200 metra, por unë i kam thënë së më mjafton pjesëmarrja në 100 metra. Në fillim të sezonit do të vendosim se cfarë do të bëjmë, por kjo që thashë më lart është ajo që kam në mendje.”

Bolt, i cili mban rekordin në të dyja garat me 9.58 në 100 metra dhe 19.19 në 200 metra, theksoi më tej se nuk ka ndërmend të përmirësojë asnjë nga këto kohë. Ai e pranoi se e ka të pamundur t’i thyejë rekordet e tij, por mund të qëndroje në nivelet të larta, duke qenë sërish numri një në botë edhe në kampionatin Botëror të Atletikës së vitit 2017./ss/