Bogujevci: Me dëmshpërblimin që më ofroi Serbia, e pranoi se ka kryer krime lufte në Kosovë

E publikuar: 03/02/2019 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Saranda Bogujevci, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka familjarë të vrarë dhe të zhdukur dhe që vet ishte qëlluar nga forcat serbe, ka folur edhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Beograd.
Bogujevci, në RTV Dukagjini ka thënë se është e rëndësishme që asaj i është dhënë hapësirë në Serbi t’i thotë ato gjëra që ka përjetuar.

Duke folur për një dëmshpërblim që i është ofruar nga Serbia, Bogujevci ka thënë së është e rëndësishme që përmes procesit të dëmshpërblimit Serbia e pranon se ka kryer krime.

“Ka 11 vite që ne si familje luftojmë me Serbinë në këto procese, dhe janë shumë të lodhshme, por janë procese të rëndësishme…Në momentin që një shtet, në këtë rast Serbia, jep dëmshpërblime ai shtet e pranon se ka kryer krime lufte”.

Deputetja e Vetëvendosjes u ka bërë apel edhe familjeve tjera të bëjnë të njëjtën gjë, pasi sipas saj janë procese shumë të rëndësishme.