Boca Juniors kërkon shërbimet e Mourinhos

E publikuar: 20/12/2018 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i papunë Jose Mourinho mund të angazhohet përtej oqeanit Atlantik.

Portugezi u shkarkuar ditë më parë nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit dhe tani po lidhet me një lëvizje sensacionale në Boca Juniors.

Marrëveshja po nxitet nga drejtori i ri i sportit të Bocas, Nicolas Burdisso, i cili nën urdhrat e strategut sa ishin sëbashku te Interi.

TMW shkruan sot se Burdisso dëshiron të krijojë ekipin e ëndrrave me Mourinhon dhe Esteban Cambiassos, i cili do të veprojë si ndihmës menaxher. Ashtu si Burdisso, Cambiasso gjithashtu luajti për italianët sa i drejtonte setubalasi.

Tashmë thuhet se argjentinasi ka kontaktuar trajnerin dhe i ka bërë një ofertë për ta drejtuar klubin e famshëm.

Ndërkohë, Guillermo Barros Schelotto u largua nga Boca si trajner javën e kaluar pasi humbi finalen e Copa Libertadores kundër River Plates.

Ndryshe, emri i 56-vjeçarit është lakuar së fundi edhe si trajner i Interit dhe Real Madridit. /Telegrafi/