Boateng pranon: Më ka interesuar PSG

E publikuar: 31/08/2018 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka pranuar se ka pasur bisedime me PSG-në.

Ai madje ka pranaur se projekti i klubit francez e ka tërhequr mjaft shumë, por në momentin e fundit marrëveshja ka dështuar.

“Kishte bisedime me Parisin, kjo nuk është fshehtësi”.

“Projekti ishte ai që më interesio, bisedimet me Tomas Tuchel ishin të mira”.

“Kjo nuk do të thotë se nuk jam i përkushtuar ndaj Bayernit. Kam synime të mëdha dhe unë do të vazhdoj të bëj gjithçka për klubin”, theksio Jerome për Ëelt.

Bayerni besohet se ka kërkuar 50 milionë euro për mbrojtësin e Gjermanisë, por PSG nuk ka mundur të pranojë një shumë të tillë.

PSG ka qenë e kufizuar për shkak të rregullave të Fair Playt Financiar. /Telegrafi/