BMW-në e vitit 1972 e nxjerrë nga garazhi pas 7 vjetësh

24.11.2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BMW-në e vitit 1972 e nxjerrë nga garazhi pas 7 vjetësh

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti për herë të parë pas shtatë vjetësh ka nxjerrë nga garazhi veturën e tipit BMW të vitit 1972, e cila është mjaft unike nga të gjitha seritë e BMW-së.

Ai ka bërë një përshkrim të gjendjes së veturës dhe të fqinjëve të tij të cilët mezi kanë pritur ta shohin BMW-në e tij.

Më poshtë keni shkrimin e tij dhe disa prej fotografive të veturës së tij të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”:

Automekanikët profesionistë

Sapo e çela derën e garazhës, e tërë lagjja e mori vesh se do t’a nxjerrë BMW-në. Erdhën me numër të madh, kryesisht të rinj. Axha Daut, aga apo baci Daut e dikush edhe me z. Daut m’u drejtuan me pyetje të ndryshme për kerrin. Kam bindjen se lagjja kerrin tim e konsideron se është edhe i tyre – një llojë prone e përbashkët. Mua kjo nuk më pengon.

.

Mekanikët, që në lagjen tonë janë shumë, erdhën të parët. Në intervale të ndryshme erdhën më shumë se dhjetë prej tyre. Garazha ime i plotëson kushtet për ruajtjen e kerreve. Pasi që ka ventilim natyral, nuk ka lagështi. ‘Gja s’i ban pluhni, veq ia runë ngjyrën’ e dëgjova njërin nga mjeshtërit që tha me autoritet kur e pa pluhurin e shtresuar mbi karroceri dhe xhama.

Mekanikët, nën orkestrimin e Bashkimit, vëllaut tim që është poashtu mekanik, filluan konsultat profesionale në lidhje me gjendjen e kerrit. Ishin bërë pouthuaj tetë vite pa u hapur dera e garazhës dhe pa u kujdesur askush për BMW-në. Filluan të diskutonin se cili mund të ishte problemi që mund ta hasnim tashti me makinën për ta vënë në funksion pas një kohe kaq të gjatë.

A ishin dëmtuar gypat e plastikës ku qarkullon uji dhe benzina? Si qëndron puna me gomat dhe karburatorin? E ‘kvaqilla’? U krijua një grup i mjeshtërve që mua më shumë më ngjante në kolegjium të mjekëve kur qëndrojnë para një pacienti të rëndësishëm dhe për këtë shkak nuk guxojnë të dështojnë.

Unë nuk e kisha ftuar asnjë mjeshtër pos Bashkimit. Por, ata, për çudi, erdhën shpejt dhe vullnetarisht e morën situatën në dorë dhe mua më lanë anash sikur të mos kisha të bëja asgjë me kerrin edhepse ishte i imi. E diagnostifikuan dhe filluan punën. Ia rregulluan gomat, karburatorin dhe pastaj edhe ‘kvaqillën’ e cila u nxori mjaft punë. Gjatë tërë këtij procesi unë e luajta rolin e vëzhguesit. Nuk kisha pse të bëhesha merak pasi që BMW-ja ishte në duar të sigurta.

Për mua kerret janë të bukura sikur gratë. Secili apo secila ka sharmin dhe karakterin e vet. Kerri im është sikur Sophia Loreni. Sa më i vjetër, aq më i bukur dhe më i vlefshëm. N’daç shikoje para, n’daç pas apo anash, ka pamje joshëse dhe t’a mbushë syrin me lezet. Unë nuk marrë vesh shumë se si funksionojnë kerret e as gratë por i vlerësoj të dyjat. Mundohem t’i kuptoj parimet e funksionimit dhe t’ju rri gati e ta kryej atë që më takon mua. Në këtë aspekt, mendoj se unë kam bërë një hap më shumë se Jack London, shkrimtari i famshëm amerikan dhe adhuruesi i flaktë i automobilave që kishin nisur ta pushtonin botën në fund të jetës së tij.

Sidoqoftë, u mahnita me profesionizmin dhe dashurinë e mjeshtërve që treguan për makinën. Në fakt ia qëlluan pothuaj tërësisht se ku mund të ishte problemi që kishte shkaktuar koha dhe e rregulluan mu ashtu siç parashikuan. Numri i mekanikëve shkoi duke u zvogëluar dhe në fund mbetën tre, më të këmbëngulurit: Bashkimi, Ramizi dhe Burhani. Mjeshtër të klasit të parë. Këta nuk janë sikur ata të Perëndimit që ta zëvendësojnë pjesën e prishur më të renë. Jo. Këta e rregullojnë pjesën e prishur. Janë vërtetë mjeshtër. Absolutisht nuk ka asgjë që nuk e dijnë e as që nuk mund ta rregullojnë. Droja se rinia jonë nuk është e aftësuar në zanate, nuk qëndron fare, së paku në këtë profesion. Disa herë mendova se sikur politikanët tanë, gazetarët, shkenctarët, profesorët dhe tjerët të ishin të zotët dhe të dashuruar në punën e tyre, sikur këta meknikë, punët do t’i kishim më mirë.

Punuan dy tri orë me dashuri për makinën dhe me respekt për mua. Pastaj, e pastruan, së pari jashtë, e më vonë edhe brenda. Megjithatë, pati punë më shumë se që mendova. Mjeshtrit ishin të kënaqur. Të mahnitur që kerri ishte kryesisht në rregull, disa herë thanë:’mall gjermani. S’ka hajgare me ta’.

Pas dite erdhi momenti final. Kerrit iu kthye jeta dhe dukej si një nuse e lënë pasdore që nuk ia gjenë shoqen. Kur gjithçka ishte në rregull, i hipëm që të katërt dhe i ramë qytetit gjërë e gjatë që të na shihnin sa më shumë njerëz se ky ishte qëllimi jonë. U ndalëm në dy kafene dhe nga brenda shikonim se si e vështronin kalimtarët. Disa parashtronin pyetje për ‘personalitetin’ dhe historikun e BMW-së, kurse disa drejtonin shikime admiruese. Merreni me mend, kishte edhe të atillë që ishin indiferentë!

Ua lashë mekanikëve që ta ngisnin se janë të rinj. Kishin dëshirë dhe e meritonin. Me kënaqësi të madhe i vështroja se sa krenarë që ishin. Disa punë të vogla kanë domethënie të madhe.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Interi i përgjigjet Juves nga Torino, mposht pastër skuadrën “Granata”

Interi i përgjigjet Juves nga Torino, mposht pastër skuadrën “Granata”

Capital T vazhdon humanitetin per te prekurit nga termeti

Capital T vazhdon humanitetin per te prekurit nga termeti

Fero publikon projektin e tij të ri

Fero publikon projektin e tij të ri

Dua Lipa, bashkëpunim muzikor, fitimet për të ndihmuar Shqipërinë

Dua Lipa, bashkëpunim muzikor, fitimet për të ndihmuar Shqipërinë

Bebe Rexha mbledh mbi 35,000 euro për Shqiperinë

Bebe Rexha mbledh mbi 35,000 euro për Shqiperinë

Dua Lipa tregon linjat ne Australi

Dua Lipa tregon linjat ne Australi

Haaland vendos rekord dhe sfidon më të mirët e Europës

Haaland vendos rekord dhe sfidon më të mirët e Europës

Justin Timberlake ndihet në faj

Justin Timberlake ndihet në faj

Era Istrefi kërkon që të mos keqpërdoren ndihmat për Shqipërinë

Era Istrefi kërkon që të mos keqpërdoren ndihmat për Shqipërinë

Tayna bën një gjest të mirë për familjen Abazi nga Gjilani

Tayna bën një gjest të mirë për familjen Abazi nga Gjilani

Hailey Bieber shfaqet në bikine

Hailey Bieber shfaqet në bikine

Elvana Gjata emocionon të gjithë me reagimin e saj pas tërmetit

Elvana Gjata emocionon të gjithë me reagimin e saj pas tërmetit

Adrola Dushi me shkrim emocional për ditëlindjen e djalit, teksa flet edhe për tërmetet në Shqipëri

Adrola Dushi me shkrim emocional për ditëlindjen e djalit, teksa flet edhe për tërmetet në Shqipëri

Emily Ratajkowski seksi në të bardha

Emily Ratajkowski seksi në të bardha

Këngëtari që vuri në siklet organizatorët e AMA 2019 (Foto)

Këngëtari që vuri në siklet organizatorët e AMA 2019 (Foto)

Yjet dhe veshjet e tyre në tapetin e AMA

Yjet dhe veshjet e tyre në tapetin e AMA