BMW M5 e re, ka gjithçka që ju dëshironi (Foto)

E publikuar: 13/03/2015 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania gjermane për rregullimin e veturave, G-Power, në linjën e saj posedon edhe modelin BMW M5 të modifikuar, për të cilin ka parashikuar, ndër të tjera, përforcim të motorit dhe rrotat e reja prej alumini.4
Realisht, motori 4.4-litërsh V8 me kapacitet prej 560 kuaj fuqi është rritur në 740 kuaj fuqi (ECU i riprogramuar, sistemi i ri i shkarkimit prej titani), transmeton Koha.net, shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë e arrin për 10,5 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e arrin deri në 350 km/h.

Përveç të tjerash, kjo veturë gjithashtu posedon kapakun e motorit të bërë nga fibrat e karbonit, frenat më të forta, amortizatorët e modifikuar, etiketat G-Power, shiritin me ngjyrë portokalli anash tek dyert, si set rrotash G-Power Hurricane RR me diametër prej 21-inç dhe me goma 255/30 dhe 295/25.5