Blushi, luftë me “Libra”; themelon partinë më të re

E publikuar: 01/11/2016 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Liri, dije dhe ekulibër” janë fjalët moto të partisë se re krijuar nga deputeti Ben Blushi dhe kolegia e tij Mimoza Hafizi.

Bashkë me dy deputetët e larguar nga Partia Socialiste ishin edhe simpatizantë të tjerë të partisë se re të quajtur Libra dhe që si simbol ka ngjyrën e verdhë, simbole që u shpjeguan nga vetë Blushi.

“Libra ka vendosur të jetë e verdhë, e bindur se e kuqja na varfëroi për 50 vjet, bluja për 20 dhe mavija për 3 vjet”, tha Blushi.

Blushi premtoi të jetë ndryshe nga partitë tradicionale dhe bëri me dije se kërkon të përfshijë në forcën e tij politike nga të gjitha shtresat e popullësisë.

“Ne kemi ardhur të bashkohemi rreth një ideje dhe kjo është e rëndësishme, na bashkon ideja dhe jo një njeri. Sepse vendimet që lindin pas një ideje janë shumë më të drejta se ato të një njeriu. Kemi një ide që na është kthyer në frymëzim e vullnet, kjo ide është Libra”, u shpreh Blushi. /tch/